Trupat amerikanë përfunduan në Irak ndërtimin e stacionit të përkohshëm të radiolokacionit, njoftoi kanali televiziv iranian “Press-TV”. Me referim tek burimet izraelite ai konfirmon, se stacioni i radiolokacionit në fjalë do të lejojë survejimin e aktivizimit ushtarak të Iranit. Përveç kësaj, do të bëhet i mundur realizimi suplementar i kontrollit mbi territorin e Iranit, në qoftë se SHBA-s do të japin goditje mbi objektet e tij bërthamore.