Foto RIA LajmetKryetari i qeverisë së Rusisë Vladimir Putin i dërgoi një mesazh përshëndetjeje pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Festivalit të I-rë Ndërkombëtar të radiostacioneve rusishtfolëse. Në mesazhin në fjalë, në veçanti thuhet, se Forumi që po zhvillohet nën drejtimin e radiokompanisë “Zëri i Rusisë” për herë të parë po mbledh në Moskë përfaqësuesit e mjeteve ndërkombëtare të informimit masiv dhe radiostacioneve kombëtare, programet dhe emisionet e të cilave transmetohen në gjuhën ruse. Radiokompania “Zëri i Rusisë” ia kushtoi këtë Festival jubileut të vet 80 vjeçar. Kryetari i administratës së presidentit të Federatës Ruse Sergei Narrishkin, gjatë fjalës së mbajtur në Forum, vuri në dukje se radiostacionet rusishtfolëse në mbarë botën japin një kontribut të paçmuar në ruajtjen e pasurisë historike në hapësirën e përgjithshme informative. Është mjaft simbolik fakti, se ai po zhvillohet në vigjilje të festës së Ditës së Unitetit Popullor, theksoi Sergei Narrishkin. Ai i dorëzoi kolektivit dhe bashkëpunëtorëve të “Zërit të Rusisë” dekorata shtetërore, ndër të tjera edhe Urdhërin e Miqësisë vëzhguesit politik të radiokompanisë sonë Valentin Zorin. Në kuadrin e Festivalit pjesëmarrësit e tij diskutuan idenë e krijimit të Asociacionit ndërkombëtar të transmetimit në gjuhën ruse. Një bashkim i tillë do tu lejojë radiokompanive të realizojnë projekte të përbashkëta, të vendosin këmbimin me anë të mesiakontentit, vuri në dukje Kryetari i radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Andrei Bistrickij: “Numri i partnerëve tanë jashtë shtetit, të cilët janë të interesuar për zhvillimin e radiostransmetimit në gjuhën ruse, po vjen duke u rritur dita-ditës. Shumë nga këto stacione nuk janë të mëdha, kanë buxhet të kufizuar. Sepse përgatitja e programeve në gjuhën ruse kërkon megjithatë shpenzime të mëdha. Kurse “Zëri i Rusisë” mund tu japë një ndihmë të qenësishme atyre meqenëse transmeton që prej shumë kohësh në rusisht dhe zotëron një arkiv kolosal programesh. Duke analizuar të gjitha këto ne arritëm në konkluzionin se është e domosdoshme të krijohet një Asociacion i tillë, i cili të mund të bashkonte të gjitha stacionet rusisht folëse në mbarë botën”, thotë Andrei Bistrickij. Unifikimi, bashkimi i diasporës ruse jashtë shtetit është një detyrë tejet e rëndësishme e Rusisë bashkëkohore, deklaroi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov: “Shpesh herë radio rusishtfolëse jashtë shtetit perceptohet thjesht si zëdhënëse, trumpetë propagandistike. Ndërsa kjo nuk është aspak kështu. Ajo është një burim jashtëzakonisht i rëndësishëm informacioni objektiv mbi Rusinë. Unë shumë shpesh ndeshem me një dukuri mjaft interesante: të huajtë-ndërsa këta janë edhe gazetarë, edhe diplomatë, edhe politikanë-pasi vizitojnë Rusinë më tregojnë mua se kanë mbetur jashtëzakonisht të habitur kur panë me sytë e tyre një vend krejtësisht tjetër, i cili ndryshon në vektorin pozitiv nga ajo Rusi që pasqyrohet në mjetet perëndimore të informimit masiv. Ministria ruse e Punëve të Jashtme tashmë që prej shumë kohësh bashkëpunon mjaft ngushtë me radiokompaninë “Zëri i Rusisë”, vuri në dukje Zëvendës ministri i dikasterit të politikës së jashtme Aleksandër Jakovenko. Forumi i stacioneve rusishtfolëse të mbarë botës është një mundësi e mrekullueshme për vendosjen e dialogut midis kulturave dhe qytetërimeve, thotë ai. Në kushtet kur luftrat informative janë shndërruar në instrumente për arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme, “Zëri i Rusisë” luan një rol të rëndësishëm, mjaft domethënës në krijimin e imazhit të drejtë të vendit tonë jashtë shtetit, në përçimin deri tek veshët e njerëzve të informacionit objektiv dhe të vërtetësishëm mbi Rusinë bashkëkohore”, u shpreh Aleksandër Jakovenko.