VGIK Foto RIA LajmetNjë fakt i njohur mbarëbotërisht: në çdo shkollë kinematografike të botës ekziston “gjeni i ВГИК-ut (VGIK- Russian State University of Cinematography named after S. Gerasimov). Pra, gjeni i Institutit të Lartë të famshëm moskovit, i cili zyrtarisht quhet Universiteti Shtetëror Kinematografik me emër të S. Gerasimov-it, ndërsa shkurtimin i përdorshëm në shoqëri, që në kohërat sovjetike, si VGIK. Kjo është shkolla e parë kinematografike në botë që kremton këtë vit 90 vjetorin e saj dhe sot i jep start Festivalit tradicional Ndërkombëtar të Filmit Studentor, kushtuar jubileut të vet. Këtu, në VGIK çdo gjë është dukur për herë të parë: kursi mësimor për regjizorët kinematografikë, metodologjia e të cilit u përpunua nga novatori i madh Sergei Eizenshtein, teoria e artit të masave të shekullit XX-të, filmoteka. Prej auditorëve të këtij universiteti doli në dritë një plejadë e tërë yjesh të kinematografisë të periudhës sovjetike dhe mjeshtrat aktualë rusë të artit kinematografik. Shumë nga ata punët e tyre të para i kanë shfaqur në festivalin vjeshtor të filmave të studentëve. Megjithëse nga filmat studentorë, sigurisht, që nuk priten ndofarë kryeveprash, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë për “Zërin e Rusisë” Rektori i Universitetit Vladimir Mallishev: “Por ato kanë mrekullinë, bukurinë e vet të papërsëritshme prekëse megjithatë, shprehet me bindje Rektori. Ato paraqesin gjithmonë diçka të re, të freskët, qoftë bile edhe naive ngandonjëherë, gjë kjo që pastaj, për fat të keq, me kalimin e kohës, mund të mos ruhet më në punët e tyre. Po, ne vërtet kemi tradita të mrekullueshme, mjeshtra të mrekullueshëm, studentë mjaft të talentuar, por ne gjithmonë duhet të avancojmë në mos me parakalim por të paktën në një këmbë me teknologjitë e reja, të cilat ndryshojnë në mënyrë kardinale situatën në kinematografi: edhe vetë gjuhën kinematografike, edhe të perceptuarit e botës. Dhe kësaj nuk i shmangesh dot kurrësesi”, thotë Vladimir Mallishev. Në VGIK studentët marrin një arsim klasik me studim të thelluar të artit, letërsisë, atje zhvillohen intensivisht bisedat e diskutimet mbi moralin. Por gjatë kësaj nuk frenohet, nuk ndrydhet liria e krijimtarisë, thotë studenti Ivan ponomarjov: “VGIK-u është një platformë unikale për zbulimin e personalitetit të njeriut, talentit të tij. Këtu shpesh herë gjithçka merr rrugën e vetëarsimimit. Askush nuk të merr ty të të tërheqë për dore, por në qoftë se ti ke në kokë ide me ndihmën e të cilave ti dëshiron të shprehësh vetëveten ti mund të gjesh, po të ndërmarrësh disa përpjekje, shokë ideje, të demonstrosh ndofarë punësh interesante së bashku me ta”. Aftësia për të gjetur aktorët e përshtatshëm, për të zbuluar skenare interesante, për të organizuar procesin e xhirimit të filmit, dhe në fund të fundit, për të siguruar mjete suplementare në qoftë se janë të pamjaftueshme mjetet e caktuara nga buxheti - edhe këto aftësi hyjnë gjithashtu në sistemin e arsimimit të VGIK-ut. Dhe duhet thënë se festivalin e tyre studentët, në fakt, e organizojnë vetë, kurse stafi i profesorëve del në rolin e kuratorëve që i marrin në patronazh ata dhe këshilltarëve. Programi jubilar është i madh si kurrë ndonjëherë më parë: 125 punë nga 38 shkolla kinematografike që përfaqësojnë 25 vende: Britaninë e Madhe, Bullgarinë, Irlandën, Francën, Portugalinë, SHBA-s, Vjetnamin, Estoninë e kështu me radhë…

Filmi mësimor i të diplomuarëve të VGIK-ut: "Rrugët e errëta me pemë anash" ("Dark Alleyes") xhiruar sipas motiveve veprës letrare të Ivan Buninit. Regjizore dhe operatore Maria Andrejeva (Director and director of photography Marya Andreeva), në rolet kryesore: M. Aleksandrova dhe M. Koditi