Sergei BagapshAbkhazia po përgatitet për ngjarjen më të shënuar të 5 vjeçarit-zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale. Ato do të zhvillohen më 12 dhjetor. Këto janë zgjedhjet e katërta të kryetarit të shtetit për gjithë historinë e saj të re. Ndërkaq, duhet thënë, se kjo fushatë elektorale ndryshon principialisht nga tre fushtat paraardhëse. Kjo është e para pas fillimit në gusht të vitit të kaluar të procesit të njohjes së pavarësisë së Abkhazisë. Zgjedhjet e pritshme destinohen të bëhen një provë serioze e asaj se në ç’masë i përgjigjen pikësynimet e elitës politike të kësaj Republike për ndërtimin e ogranizimit të vet shtetëror mundësive reale disponuese të saj. Aktualisht në Abkhazi po përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për në postin e presidentit. Kandidaturën e Presidentit veprues, Sergei Bagapsh, e propozoi Partia “Abkhazia Unike”. Ekspertë të shumtë e konsiderojnë atë favoritin kryesor të garës paraelektorale. Ndërkohë prezenca e rivalëve të tjerë të denjë të tij do të garantojë votimin alternativ. Ja se çfarë mendon politologu Enver Kefiev, Drejtori i degës së Kaukazit të Qendrës së studimeve civilizuese dhe rajonale të Akademisë së Shkencave të Rusisë: “Ka shumë mundësi të fitojë Presidenti aktual i Abkhazisë. Sepse pikërisht gjatë drejtimit të tij gjendja në republikë u stabilizua në mënyrë të ndjeshme. Arritje kryesore e tij u bë fitorja në luftë, njohja e pavarësisë së Republikës nga Rusia dhe vende të tjera”, konkludon Enver Kefiev. Ekspertët mendojnë, se zgjedhjet në Republikë do të jenë të qeta, meqenëse modeli politik abkhazian është i civilizuar dhe demokratik. Për këtë dëshmon ai fakt, se pavarësisht nga marrëdhëniet e ndërlikuara me fqinjen e saj-Gjeorgjinë, Abkhazia nuk i shkel, nuk i cënën të drejtat e gjeorgjianëve etnikë, të cilët jetojnë në territorin e saj. Fjalë bëhet për rajonin pranëkufitar-Galsk të republikës së Abkhazisë që praktikon përdorimin e gjuhës gjeorgjiane.