Përfundoi afati kohor, i cili iu dha ministrive dhe dikastereve në lidhje me porosinë e Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin, për të përpunuar programet e optimizimit të shpenzimeve të veta. Por rezulton se, ose dikasteret nuk denjuan ta bëjnë një gjë të tillë, ose nuk duan ta bëjnë publik informacionin në lidhje me shpenzimet e veta. Sipas mendimit të ekspertëve të anketuar nga gazeta “Novie Izvestija”, “lufta e shpallur për optimizimin e shpenzimeve” mund të shumëzohet gradualisht me zero. Në disa dikastere po vazhdojnë akoma të punojnë mbi programin, por kurrëfarë shifrash dhe afatesh konkrete nuk bëhen publike. Në dikastere të tjera presin direktiva konkrete nga instancat më të larta. Aktualisht aparati i nëpunësve është shumë më i madh në numër se ai që pat ekzistuar në kohërat e Bashkimit Sovjetik. Bëhen deklarata të bujshme për shtypin, por në të vërtetë askush nuk ka ndërmend të reduktojë shpenzimet për veprimtarinë e nëpunësve. Në ditën e sotme shkurtimi i shpenzimeve nuk hyn në rrethin e prioriteteve të burrokracisë ruse, përfundon komentin e vet botimi “Novie Izvestija”.


Komentimi i artikullit të ditës


Drejtori i Qendrës së studimeve të shoqërisë postindustriale Vlladisllav Inozemcev flet tani përpara mikrofonit tonë mbi atë, se nga ç’arsye u udhëhoq Kryeministri kur tha udhëzim për shkurtimin e shpenzimeve për nëpunësit: “Gjatë deklaratave të tilla, për mendimin tim, llogaria bëhet në radhë të parë për arritjen e efektit të Public Relations. Me sa mbaj mend unë deklarata e Vladimir Putinit u bë rreth një muaj më parë, në situatën e krizës dhe evidentimit të problemeve të mprehta financiare. Prandaj një deklaratë e tillë ishte shumë me vend pikërisht në atë kohe. Unë nuk jam aspak i prirur të anoj nga mendimi se këtu ka vend sabotimi në çfarëdo lloj forme qoftë. Nga njëra anë, ndoshta, ekziston kuptimi i heshtur nga ana e nëpunësve i asaj të vërtetë se shpenzimet duhen reduktuar, kurse nga ana tjetër të perceptuarit e heshtur prej Kryeministrit se asgjë e veçantë nuk do të bëhet në këtë drejtim”, konkludon Vlladisllav Inozemcev.