Foto RIA LajmetKriza ndryshoi në mënyrë të theksuar objektivat, qëllimet e përdorimit të depozitimeve të qytetarëve rusë. Gazeta “Kommersant” njofton, se anketimi i pritjeve, aspiratave të popullsisë dëshmon për atë: se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar vetëm 1 në çdo 10 respondentë quajti si qëllim kryesor të parave të grumbulluara funksionin e “shëndoshjes”. Gjatë vitit të kaluar ato u rritën 3 fish. Në qoftë se më parë 16 % e të të anketuarëve i mblidhnin mjetet financiare për blerjen e pasurisë së patundshme, tani për forcë të veprimit të kufizimeve të kredive, numri i tyre ka arritur në 25 %. Është rritur gjithashtu numri i atyre që i lënë mënjanë paratë për kualifikimin e vet të mëtejshëm dhe arsimimin e fëmijëve. Kurse numri i atyre që mbledhin kursimet e veta me qëllim që të “ndihmojnë familjarët dhe të afërmit” u reduktua në mënyrë të theksuar.

Siç shkruan gazeta “Vedomosti”, shpenzimet për shërbimet mjekësore në periudhën e keqësimit të qenësishëm të gjendjes materiale bëhen përherë një nga prioritetet kryesore. Sepse investimi për ruajtjen e shëndetit është burimi, rezerva kryesore mbi të cilën bazohet, mbahet ekonomia e familjes. Përveç kësaj, humbja e punës, vështirësitë me punësimin stimulojnë lindjen e dëshirës për të rritur aftësinë konkurruese personale për llogari të rikualifikimit, marrjes së arsimit suplementar.

Botimi “Njezavisimaja gazeta” deklaron, se ekspertët nuk nxitojnë të hedhin poshtë të dhënat zyrtare, por ata nuk kanë ndërmend as edhe ti besojnë 100 % ato. Në ekonomi është shumë e rëndësishme tendenca, kurse tendenca e këtyre muajve të fundit është e tillë, se pavarësisht nga inflacioni në nivelin zero, të ardhurat reale financiare të popullsisë po vijnë duke rënë në mënyrë të ndjeshme. Dëshmi e gjallë e kësaj janë treguesit e ulët rekord të qarkullimit të tregtisë me pakicë.