Në Afganistan u anulua turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili duhej të zhvillohej më 7 nëntor. Vendimin për këtë e mori komisioni i pavarur zgjedhor pas konsultimeve me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon , i cili mbërriti në Kabull me një vizitë të pa shpallur më parë. Në vigjilje ish Ministri i punëve të jashtme të Afganistanit Abdullah Abdullah hoqi kandidaturën e vet. Pas kësaj turi i dytë i zgjedhjeve humbi kuptimin e vet, pasi në postin e presidentit mbeti vetëm një pretendues, Presidenti veprues Hamid Karzaj.