Kryetari i qeverisë së Rusisë Vladimir Putin u dërgoi një urim pjesëmarrësve dhe miqve të festivalit të parë Ndërkombëtar të radiostacioneve rusishtforëse, i cili po zhvillohet nën egidën e radios “Zëri i Rusisë”. Kryeministri e konsideron këtë takim shkak i përkryer për të diskutuar çështjet e zhvillimit të transmetimit në gjuhën ruse dhe avancimin drejt eterit botëror. Putin shprehu besimin, se “ky Festival do të bëhet festë e vërtetë për pjesëmarrësit e tij dhe miqtë, do ti shërbejë zgjerimit të dialogut informativ dhe kulturor, forcimit të lidhjeve me bashkatdhetarët dhe bashkimeve të tyre jashtë shteti”. Në festivalin e radiostacioneve rusishtdfolëse marrin pjesë përfaqësuesit e 36 vendeve të ndryshme.