Gazeta amerikane “Wall-Streat Journal” quan një nga masat më të rrepta në botë, ato që janë marrë në Ukrainë në lidhje me epideminë e gripit A H1N1. Qeveria vendosi regjim karantinë në 9 zonat perëndimore të vendit, ku Ministria e shëndetësisë e Ukrainës shpalli përhapjen e gripit të derrave. Në Kiev u mbyllën të gjitha institucionet arsimore. Sipas të dhënave zyrtare, nga gripi në vend kanë vdekur 67 veta, 22 nga ata u bënë viktima të gripit A H1N1. Gjithsej në vend janë regjistruar 190 mijë të sëmurë me grip dhe infeksion të mprehtë të rrugëve të frymëmarrjes. Në kryeqytet tashmë mbërriti partia e parë e vaksinave prej 650 mijë dozash të preparatit antigripal, të blerë urgjent në Zvicër.