Ish lideri i serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç do të shfaqet në seancën gjyqësore për dëgjimin e çështjes së tij në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë të martën, njoftuan këshilltarët e tij për mbrojtjen në gjyq. Më parë ai bojkotoi procesin, i cili filloi në fund të muajit të kaluar, duke kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e mbrojtjes. Karaxhiç, i cili akuzohet për krime ushtarake në territorin e Bosnjës në fillim të viteve 90-të, refuzoi shërbimet e avokatëve dhe ka ndërmend ta mbrojë veten vet. Ai nuk e pranon fajin e vet.