Radiokompania “Zëri i Rusisë” i konsideron detyra të veta të rëndësishme që në një perspektivë të afërt të rritet numri i gjuhëve, në të cilat të transmetohet, zgjerimi i mundësive teknike të transmetimit, si dhe zhvillimi i transmetimeve-FM në qytetet kryesore të botës. Për këtë njoftoi Kreu i “Zërit të Rusisë” Andrei Bistricki. Sipas fjalëve të tij, aktualisht në regjim të shpejtuar po realizohet modernizimi i radiostacionit, në bazë të Internet-sitit po krijohet platforma multimediale, e cila u lejon përdoruesve në të gjithë botën të shikojnë video, audio dhe informacion tekstual në çdo format. Duke folur për domosdoshmërinë e transmetimit të “Zërit të Rusisë”, ai vuri në dukje, se para së gjithash, në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), si dhe në një sërë vendesh të tjera traguesi i “Zërit të Rusisë” gatipothuaj është po i njëjtë, si dhe ai i BBC-së.