Foto RIA LajmetKryeministri i Rusisë Vladimir Putin informoi në një bisedë telefonike Kryeministrin e Suedisë, vend kryesues ky aktual në BE, mbi problemet që i kanë lindur Ukrainës me pagesat e gazit rus dhe transitin e tij për konsumatorët europianë. Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeldt premtoi t'ia përçojë shqetësimin e Rusisë Komisionit Europian. Vladimir Putin akcentoi vëmendjen e udhëheqjes së BE  ndaj marrjes, ndër të tjera edhe nëpërmjet kanaleve zyrtare nga Kievi, të sinjaleve mbi mundësinë e lindjes së vështirësitë me shlyerjen e pagesave për furnizimet tashmë të marra të gazit rus. Në vigjilje, në bisedën  telefonike që zhvilloi me Kryetaren e qeverisë së Ukrainës Julia Timoshenko, Vladimir Putin deklaroi, se Kievi duhet të respektojë të gjitha detyrimet sipas kontratave të lidhura në sferën e gazit. Kjo gjë u dha shkas disa vëzhguesve që të flisnin mbi mbështetjen indirekte që i jepet nga Vladimir Putini Julia Timoshenkos në rivalitetin e saj me Presidentin Viktor Jushenko. Ndërkaq, në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Drejtuesi i degës për Ukrainën të Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) Kirill Frollov i vlerësoi konlkuzione të tilla si krejt të pabaza, të paargumentuara: “Me këtë Vladimir Putin demonstroi se kriteri i tij kryesor janë interesat e Rusisë. Në qoftë se nuk paguajnë, do të thotë se me këtë kërcënojnë partnerët europianë. Dhe Julia Timoshenko duhet ta kuptojë për mrekulli këtë gjë. Ekzistojnë, para së gjithash,  interesat ekonomike dhe humanitare, dhe Moska do ti mbrojë me çdo kusht ato, kushdo që të bëhet president i ardhshëm i Ukrainës. Megjithëse, sigurisht, që do të donim, që president i ri i Ukrainës të bëhej ai person, për të cilin marrëdhëniet me Rusinë të ishin më të vërtetë prioritare.