Moska dhe Londra kanë të gjitha mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit, deklaroi Sergei Lavrov sipas përfundimeve të takimit me homologun britanik Devid Milibend. Sipas fjalëve të Kreut të MPJ të Rusisë, palët miratuan tre deklarata të përbashkëta: për rregullimin e gjendjes në Lindjen e Mesme, situatën në Afganistan dhe mospërhapjen e armës bërthamore. Në Moskë shpresojnë, se hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës do të mundësojë përfundimin sa më të shpejtë të marrëveshjets së re bazë mbi partneritetin midis Rusisë dhe BE, theksoi Lavrov. Devid Milibend theksoi, se Britania e Madhe pret përfundimin e suksesshëm të negociatave Rusi dhe SHBA-s në lidhje me Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) dhe shpreson, se ato do të rriten në formatin shumëpalësh. Ministrat konstatuan divergjencat në lidhje me çështjen e ekstradimit në Britaninë e Madhe të biznesmenit rus Andrei Llugov.