Ministria e shëndetësisë dhe zhvillimit social e Rusisë shpërndau rekomandimet për kurimin e gripit të “derrave” dhe publikoi listën e preparateve antigripale. Vaksinimi i rusëve do të fillojë pas një jave. Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të sëmurëve me gripin A H1N1 në Rusi tejkaloi shifrën 2 mijë veta.