Në Moskë u Hap Festivali i 29-të Ndërkombëtar i Universitetit Shtetëror Kinematografik Mbarërus, me rastin e 90 vjetorit të vet. Në konkursin ndërkombëtar marrin pjesë 125 punë nga 38 shkolla të ndryshme kinematografike, që vijnë nga 25 vende të botës: Gjermania, Italia, Polonia, Franca, dhe vende të tjera. Në kuadrin e festivalit për herë të pestë do të zhvillohet Konkursi Teatral Ndërkombëtar. Midis pjesëmarrësve të vetë janë Akademia e Arteve të Bukura me emër Janaçek (Çeki) dhe Shkolla e lartë e transmetimeve televizive, teatrit dhe artit të kinosë (Poloni). Gjatë festivalit do të zhvillohet ekspozita ndërkombëtare, në të cilën do të paraqesin punët e veta studentët e vendeve të ndryshme, pjesëmarrës të festivalit.