Kriza financiare shprehu mosbarazim në ekonominë e vendeve të Europës Lindore, ndër të tjera dhe Rusisë. Një përfundim i tillë përmbahet në raportin e Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim, i cili do të paraqitet në konferencën që i kushtohet 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim vuri në dukje, se vendet e rajonit duhet të merren me çështjet e reduktimit të varësisë nga huazimet e jashtme dhe drejtimin e kërkesës për kredi. Për këtë nevojitet ulja e inflacionit dhe rritja e fleksibilitetit të kursit të këmbimit.