Raketmbartësja ruse “Rokot”, e cila startoi nga kozmodromi “Pleseck”, nxorri me me sukses në orbitë aparatet kozmike të Agjencisë Kozmike Europiane (AKE) SMOS dhe Proba-2. Sateliti SMOS, i prodhuar në Francë, destinohet për studimin e ciklit të ujit në Tokë. Aparati kozmik Proba-2 është prodhim i Belgjikës që destinohet për të provuar metalet dhe teknologjitë e reja, të cilat përdoren për zhvillimin e përpunimit të teknikës kozmike.