Skuadra përfaqësuese e Rusisë për femra fitoi në Kampionatin Europian të shahut, i cili përfundoi në qytetin serb Novi-Sad. Në turin e fundit ruset korrën fitore ndaj skuadrës përfaqësuese të Armenisë. Në vendin e dytë u rendit skuadra e Gjeorgjisë, kurse në vend të tretë shahistet nga Ukraina. Shahistet ruse me rasitn e fitores i uroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Skuadra përfaqësuese e Rusisë për meshkuj fitoi medalje të argjendta. Skuadra e Azerbaixhanit u bë kampione e kontinentit për vitin 2009. Në vendin e tretë u rendit skuadra e Ukrainës.