Vladimir Putin Foto RIA LajmetFantama e “luftës të gazit” me Ukrainën u shfaq më 30 tetor mbi kokat e pjesëmarrësve të takimit të Kryeministrit rus me udhëheqjen e Partisë “Rusia unike”. Vladimir Putin erdhi në selinë e kësaj partie menjëherë pas bisedës telefonike që zhvilloi me Kryeministren ukrainase Julia Timoshenko. Dhe u solli anëtarëve të Partisë “Rusia Unike” një lajm aspak të këndshëm: se dikush në Kiev sërish nuk dëshiron të paguajë për gazin rus. Presidenti i Ukrainës pengon bashkëpunimin normal midis Bankës Qendrore të vendit dhe qeverisë,- i tha Vladimir Putinit Julia Timoshenko. Dhe ky nuk është problemi i vetëm ekzistues. Kryeministri u kujtoi bashkëpartiakëve të vet, se Bashkimi Europian që tre muaj më parë i premtoi Kievit dhënien e ndihmës financiare për modernizimin e sistemit transportues të Ukrainës. Por deri tani nuk i ka dhënë as edhe një eurocent asaj dhe, duke gjykuar nga të gjitha, as që ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Në kufijtë e ndarjes ndodhet edhe bashkëpunimi i Ukrainës me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), — njoftoi Vladimir Putin: “Siç tashmë e dini, FMN bëri tashmë një deklaratë në lidhje me faktin, se autoritetet ukrainase po ndjekin një politikë ekonomike vetëvrasëse. Dhe në qoftë se puna do të vazhdojë kështu edhe më tej, atëhere Fondi, në përgjithësi, do të heqë dorë nga bashkëpunimi me Ukrainën dhe nuk do ti japë më kredi asaj. Por specifika e situatës aktuale konsiston në atë, se para në Ukrainë ka megjithatë. Dhe këto janë të dhënë të bëra publike po ashtu nga vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar”, konkludon Vladimir Putin. Duam t’ju kujtojmë, se qeveria e Ukrainës, duke u referuar tek kriza, kërkon rishikimin e kontratave të gazit (të cilat përfshijnë parimin “përvetëso e mos paguaj”) dhe nuk dëshirojnë të paguajnë për “gazin virtual”. Rusia tashmë nga ana e vet bëri lëshime: në takimin e shtatorit me Julia Tomoshenkon në Gdansk Vladimir Putin i doli përpara asaj dhe u pajtua me atë, që Kievi të paguajë vetëm për lëndën e shfrytëzuar djegëse. Por tani rezulton se këto para Moska mund të mos i marrë fare, në përgjithësi. Dhe për këtë Vladimir Putin, pas takimit me anëtarët e Partisë “Rusia Unike”, i tregoi Presidentit Dimitri Medvediev. Europa tashmë ka filluar të shqetësohet: fantazma e “luftës së gazit” mund të marrë trajtat e një forme reale, sipas traditës të vet, në prag të Vitit të Ri. Ndërsa nga ajo kohë e deri tek zgjedhjet presidenciale në Ukrainë nuk është fort larg. Me sa duket nga të gjitha, me llogaritjen e kësaj dhe i ndërton planet e veta Jushenko — dhe pikërisht — që të ndezë, të stimulojë pakënaqësinë e elektoratit ndaj Rusisë në finish të garës elektorale presidenciale, e cila nuk dihet përse i detyron ukrainasit (po ashtu si dhe europianët) të mërdhijnë. Mos ndoshta për vetë faktin se Kievi nuk paguan për gazin e marrë nga Rusia?