Dimitri Medvediev zhvilloi negociata me Presidentin e Ekuadorit Rafael Korrea, për forcimin e partneritetit strategjik midis dy shteteve. Sipas të dhënave të gazetës “Rossiskaja gazeta”, Kreu latinoamerikan i shtetit nënshkruajti 7 dokumente, ndër të tjera marrëveshjet mbi bashkëpunimin në sferën e energjetikës dhe përdorimit të energjisë atomike për qëllime paqësore, si dhe për furnizimin e dy helikopterëve rusë në Ekuador. Medvediev e konsideron Ekuadorin si një nga partnerët strategjikë të Rusisë.

 


***


Botimi “Nezavisimaja gazeta” njofton, se në panairin e demonstrimit të teknikës së re policore në Podmoskov trupat e nënreparteve speciale me ndihmën e dikastereve shpërndanë mitingun e “popullsisë së varfër të pensionistëve, të cilët kërkojnë ndihmë sociale”. Më vonë Ministria e punëve të brendshme e mohoi këtë informacion, por nuk mohoi, se stërvitjet për shpërndarjen e mitingjeve tashmë janë zhvilluar. Përpara gazetarëve dhe Ministrit të punëve të brendshe u demonstruan automobilat ujëhedhës të klasit “Groza” dhe “Shtorm” , prodhime të fundit të industrisë vendase. Sipas gjinisë së tregimit, manovrat kishin legjendën e tyre. Sipas saj gjoja në një qendër banimi një grup i madh pensionjerësh doli për miting me kërkesën për mbështetje sociale dhe bllokoi aksin rrugor federal. Mitingu spontan i “pensionerëve të pakënaqur” u shpërnda me ndihmë të dikastereve dhe përdorimin e granatave me ndikim goditës drite dhe zhurme, si dhe gaz lotsjellës. Sipas njoftimit të parë të Interfaksit, “turma e madhe e pensionerëve u shpërnda, një pjesë prej tyre u arrestua”. Pas disa orësh, vuri në dukje botimi “Nezavisimaja gazeta”, agjencia njoftoi, se fjalë bëhej për “një miting spontan të qytetarëve të pakënaqur”.


***


Siç njofton botimit “Kommersant”, falë inflacionit të ulët, Banka e Rusisë uli interesin e rifinancimit deri në nivelin më të ulët në histori, ai përbën 9,5 % të atij vjetor. Ndryshimi midis intereseve në tregun rus dhe atë të huaj, me qëllim të uljes tërheqjen spekulative të aktiveve në rubla, si dhe rreziqet e tregut valutor dhe atij të fondeve. Ndërkaq, çmimet konsumatore për javën e fundit nuk ndryshuan. Siç konfirmon botimi “Kommersant”, këto të dhëna lejojnë të pritet rritja e inflacionit zero sipas përfundimeve të muajit.