Foto RIA LajmetNë botë filloi një bum i vërtetë muzeumesh, njofton gazeta “Novie Izvestia”. Në qoftë se në vitet paraardhëse në vendet e Europës dhe Azisë hapeshin nga 2 muzeume në vit, tani ato numërohen me dhjetra e qindra. Tendenca e evidentuar është e thjeshtë: në epokën e turizmit masiv muzeumet u shndërruan në puse fitimprurëse nëpërmjet të cilëve mund të thithen paratë nga turistët. Në mënyrë krejtësisht të natyrshme u përvijua edhe një tendencë tjetër: muzeumet, duke u përpjekur të fitojnë në garën rivalizuese të konkurrencës, joshin vizitorët në mënyra nga më të habitshmet. Në Europën Lindore dhe në Rusi ndaj muzeumeve mbahet një qendrim ekskluzivisht si ndaj depove ruajtëse të eksponateve. Ndërsa shumë përpjekje për ti berë, si i thonë fjalës, “bashkëkohorë, modernë” muzeumet duken krejtësisht komike. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, në një kohë Foto RIA Lajmettë afërt në muzeumet e Rusisë dhe të Europës Lindore vazhdon të ruhet një qendrim i mërzitshëm akademik ndaj demonstrimit të eksponateve. Bashkëpunëtorët e muzeumeve kanë ngecur, duke u shprehur në mënyrë figurative, në stereotipin sikur muzeumi është njëfarë lloj depoje. Ekzistojnë restauratorët, ruajtësit që inventarizojnë eksponatet dhe mbajnë kartotekën. Në disa muzeume bile nuk lejohet të flitet as me zë të lartë. Kurse në Perëndim janë distancuar tashmë nga një qendrim i tillë. Atje muzeumet janë bërë vende takimi dhe komunikimi. Në Perëndim arti bashkëkohor aktualisht aplikohet mjaft aktivisht në projektet sociale. Në këtë kuptim muzeumet zëvendësojnë strukturën e klubeve. Kurse në Rusi klubet sipas interesave janë zhdukur pothuajse plotësisht dhe nuk janë zëvendësuar me asgjë tjetër.


Komentimi i artikullit të ditës


Specialistja në lëmin e arteve Nina Kurieva i bën tani përpara mikrofonit tonë vlerësimin e vet situatës së krijuar me muzeumet ruse: “Artin bashkëkohor në vendin tonë pothuajse nuk e kanë mbledhur askund. Tek ne kanë mbizotëruar përherë muzeumet tradicionale, klasike, kurse arti bashkëkohor i përkiste pasqyrimit vetëm nëpër galeri. Dhe të gjithë indinjoheshin: tek ne nuk ka muzeume kontemporane. Në të gjitha vendet e Europës dhe Amerikës ka, kurse tek ne-jo. Tani evidentohet periudha e njëfarëlloj lloj amullie, stagnacioni, çmimet nuk po rriten, por edhe koleksionet e muzeumeve nuk po plotësohen. Shteti nuk stimulon procesin e grumbullimit të koleksioneve të muzeumeve. Arti ynë, me sa duket nga të gjitha, nuk ndikon në tendencat botërore, por gjatë kësaj duke gjykuar sipas tendencës së përgjithshme botërore duhet thënë, se në tërësi, përkon megjithatë për nga tonaliteti me gjithë botën tjetër.

Filiali i Galerisë Tretiakovskaja në Krimskij Vall
Arti kontemporan i shekullit të XX-të