Rimëkëmbja e ekonomisë së periudhës së pas krizës me mbështetje në faktorët inovatorë të rritjes është detyra kryesore e Partisë së shumicës parlamentare “Rusia Unike”, mendon lideri i saj, Kreu i qeverisë Vladimir Putin. Në takimin me udhëheqjen e Partisë ai theksoi domosdoshmërinë e shpejtimit të ritmeve të rindërtimit në sferën buxhetore, mjekësore dhe arsimore. Të gjitha këto çështje Putin i propozoi për diskutim në kongresin e Partisë “Rusia Unike”, i cili do të zhvillohet të paktën pas një muaji.