Komisioni Europian mori vendimin për rreptësimin e kontrollit mbi çmimet e shitjes në të gjitha etapat e prodhimit, shitjes me shumicë dhe mundësimit të barazimit të çmimeve në të gjithë hapësirën e BE. Në dokument vihet në dukje, se mekanizmi i krijimit të çmimeve të produkteve ushqimore në bashkësi mbetet në një shkallë të madhe “jo transparent”. Në lidhje me këtë Komisioni Europian përpiqet të mos lejojë spekulime në tregun shitës dhe të arrijë përmbushjen e normave ekologjike nga të gjithë pjesëmarrësit dhe të rregullave të markimit të produkteve.