Rusia planifikon të nënshkruajë me agjencinë speciale të NATO-s për teknologjitë e mbrojtjes (NASA) marrëveshjen, e cila mbron interesat e prodhuesve rusë të armëve, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Në qoftë se kjo do të ndodhë, atëherë do të vendoset rregull në përdorimin e armatimeve ruse dhe të ish Bashkimit Sovjetik, tha Rogozin për radion “Eho e Moskës”. Sipas fjalëve të tij, Rusinë e akuzojnë shpesh për atë, se në vend nuk respektohen të drejtat autoriale të armëve, por edhe në botë të drejtat autoriale të prodhuesve rusë nuk respektohen, në veçanti, në Europë. Si shembull Rogozin përmendi prodhimin e automatikëve Kallashnikov dhe hekikopterëve MI.