Ukraina duhet të respektojë të gjitha detyrimet e kontratës në sferën e gazit. Për këtë deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në bisedën telefonike me Kryetaren e qeverisë së Ukrainës Julia Timishenko. Problemi i mospagesave të mundshme të gazit rus u acarua , kur “Naftogaz Ukraini” paralajmëroi “Gazprom”-in rus mbi vështirësitë me pagesat e furnizimeve të tetorit. Pozita e Ukrainës rrezikon përsëritjen e ngjarjeve të janarit të këtij viti, kur për fajin e palës ukrainase gazi rus nuk u furnizua tek konsumatorët në BE nëpër territorin e saj për rreth dy javë.