Këshilli i Federatës-Dhoma e Lartë e pralamentit të Rusisë miratoi ligjin mbi përdorimin operativ të forcave të armatosura jashtë shtetit. Ky dokument parashikon që Rusia në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare të mund të përdorë trupat e saj përtej kufijve të vendit për sulme parandaluese të agresionit kundër një shteti tjetër, për mbrojtjen e shtetasve, luftën kundër piraterisë dhe garantimin e lundrimit të anijeve. Sipas mendimit të senatorëve, aktualiteti i ligjit u rrit pas agresionit të Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut në gusht të vitit të kaluar.