Liderët e vendeve të Bashkimt Europian, të cilët u mblodhën të enjten në samitin e tyre në Bruksel, pranuan të kënaqin kërkesat e Presidentit të Çekisë me të cilat ai kushtëzoi ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Për këtë njoftoi Kryeministri i Suedisë, vendit kryesues aktual në BE, Fredrik Reinfeldt. “Tani rruga drejt përfundimit të procesit të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës është e hapur”, — deklaroi Reinfeldt. Ai njoftoi se protokolli përkatës i Traktatit të Lisbonës, i cili parashikon reformimin e instituteve pushtetore të BE, do të nënshkruhet nga anëtarët e organizatës pas përfundimit të procesit të ratifikimit të dokumentit bazë të BE, por gjatë kësaj nuk mori mundimin të përmendë afate konkrete kohore. Vetëm atëhere mund të formohet përbërja e re e Komisionit Europian, të sanksionohet posti i Presidentit dhe ai i Kreut të dikasterit të politikës të jashtme të BE. Kandidatët për në postet e sapo komfirmuara do të duhet të përfaqësojnë interesat e Europës 500 milionëshe në arenën ndërkombëtare. Por do të jetë shumë e vështirë të gjenden pretendentë të cilët ti kënaqin pa përjashtim të gjitha 27 shtetet e Bashkimit. Presidenti i BE duhet të jetë një person nga Eurozona me orientim europian. Dhe duhet thënë jo tepër i fortë dhe i pavarur, por dhe as shumë i dobët. Sipas mendimit të botimit “The Independent”, një pikëpamjeje të tillë i përmbahen në një sërë kryeqytetesh europiane. Duhet një personalitet modest për në këtë post, për të mos thënë jo shprehës, i shpëlarë, “i aftë të udhëtojë nga njëri vend europian në tjetrin dhe të gjejë kompromise”. Po për ç’arsye procesi i përzgjedhjes së kandidaturave po zhvillohet në mënyrë kaq sekrete nga paria politike e Bashkimit Europian? - shtron pyetjen e përjavshmja gjermane “Die Zeit”. Mos vallë europianët nuk kanë bile të drejtë as të njihen të paktën me pozitat e atyre që do të përfaqësojnë interesat e tyre në botë? Përse nuk mund të njoftohet publikisht se cilët persona konkretë qendrojnë pas këtij apo atij pretendenti konkret? Për më tepër se në një sërë mjetesh europiane të informimit masiv është komfirmuar sikur liderët e BE anojnë nga një variant i tillë. Të vihet një figurë jo fort e autoritetshme në krye të Bashkimit Europian, kurse levat reale të pushtetit ti jepen në dorë personit përgjegjës për çështjet ndërkombëtare. Përgjigjja po ashtu si dhe miratimi i kandidaturave janë lënë mënjanë tani për tani.