Foto RIA LajmetRusia po përgatitet të prezantojë një brand të ri nafte që u quajt «ВСТО» (“VSTO”). Kjo abbreviaturë përsërit emrin e gazsjellësit që po ndërtohet tani me itinerar Siberi Lindore-Oqeani Paqësor (Восточная Сибирь - Тихий Океан). Nëpërmjet këtij itinerari nafta e Siberisë Lindore do të eksportohet në Kinë dhe vendet e rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor. Brandi i ri i naftës do të përfaqësojë në vetvete një përzierje të përftuar nga vendburimet që tashmë janë vënë në shfrytëzim. Cilësia e saj vlerësohet mjaft lart nga specialistët, thotë Ministri i energjetikës i Rusisë Sergei Shmatko: “Nafta siberianolindore duhet të marrë marker çmimi të mëvetësishëm, sepse kjo është naftë e një cilësie mjaft të lartë, naftë që drejtohet në mënyrë qëllimsynuese në tregun specifik rajonal - në Lindje. Nafta e re për nga përmbajtja e squfurit do të jetë po e tillë si nafta më e mirë e tipit “Siberian Light” (me përmbajtje të ulët squfuri). Nafta e brandit “VSTO” superon në mënyrë të ndjeshme, përkatësisht cilësisë së vet, tipin “Urals”, të cilit aktualisht i bie vëllimi kryesor i naftës ruse në treg. Një mendim të tillë shprehu eksperti për tregjet energjetike të Shkollës së Lartë Ekonomike Valeri Krjukov: “Domosdoshmëria e krijimit të brandit të ri ekziston me gjithë mend, meqenëse nafta nëpërmjet tubacionit lindor del në tregun e ri ku nuk ekzistojnë shumë nga ato brande etalon që shfrytëzohen si indikatorë çmimesh prej prodhuesve dhe konsumatorëve për kuotat e kontratave. Domethënë, tregut të ri i duhen indikatorë të rinj. Por përfitimi i statusit të indikatorit nga ana e naftës siberianolindore paraqet kërkesën ndaj atij që e deklaron këtë indikator. Ndërsa për këtë qëllim nevojiten vëllime mjaft të mëdha nafte”, konkludon Valeri Krjukov.