Palët ruse dhe amerikane do të ndërmarrin të gjitha përpjekjet e mundshme për përfundimin e punës për Traktatin e ri në lidhje me Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) deri në dhjetor. Një marrëveshje e tillë u arrit sipas përfundimeve të vizitës në Moskë të Ndihmës presidentit të SHBA-s për sigurimin ndërkombëtar, Gjenerali James Jackson. Përveç kësaj, Ndihmës presidenti i SHBA-s diskutoi me zyrtarët rusë problemin iranian, situatën në Afganistan dhe marrëdhëniet e Rusisë dhe NATO-s. Në takime palët “konfirmuan besnikërinë e tyre ndaj përpjekjeve në lidhje me zgjidhjen e problemit bërthamor iranian”, theksoi Përfaquesi zyrtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar.