Kompania e Singaporit, pronari i anijes së rrmëbyer në Oqeanin Indian, që midis anëtarëve të ekuipazhit janë edhe 23 peshkatarë nga Rusia, janë të gatshëm për negociata me piratët, njoftoi përfaqësuesi i kompanisë nga Kaliningradi, që merret me punësimin e marinarëve. Anija do të shkojë në bregdetin e Somalisë. Sipas të dhënave paraprake, gjatë rrëmbimit marinarët nuk pësuan dëm. Negociatat mund të fillojnë pasi anija të mbërrijë në port.