Zjarri Olimpik u nis për ditën e 106-të udhëtimit për në Kanada. Pishtari, i ndezur për Olimpiadën-2010 në Olimpin e Lashtë, do tu dorëzohet 12 mijë pjesëmarrësve të stafetës. Pishtari për Lojërat-2010 ndryshon nga të mëparshmit, ai është krijuar sipas stilit futurist dhe është zbukuruar me skulpturën tradicionale indiane prej guri. Pishtari është krijuar i tillë që të durojë temperaturat nga -40 deri në +40 gradë Celcius dhe nuk shuhet, edhe në qoftë se bie. Sipas dëshirës, të gjithë pjesëmarrësit e stafetës mund të blejnë një pishtar të tillë, i cili kushton 350 dollarë.