Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmussen shpreson të marrë mbështetjen e Rusisë për çështjet e ndarjes në grupe dhe përgatitjen e forcave të sigurimit në Afganistan. Ai vuri në dukje, se për çështjen e Afganistanit ekziston kuptimi i domosdoshmërisë së bashkëpunimit, që forcohet nga interesat e përbashkëta. “Rusia nuk ka dëshirë të vazhdojë të shikojë terrorizmin, ekstremizmin dhe rrymat e drogës nga Afganistani, si dhe çdo njëri nga ne”, tha Përfaqësuesi zyrtar i NATO-s James Appaturaj. Sipas fjalëve të tij, megjithëse NATO pretendon në përmirësimin e lidhjeve me Rusinë, kjo nuk do të shkojë në dëm të premtimeve, të cilat Aleanca i bëri Ukrainës dhe Gjeorgjisë mbi mundësinë e tyre për hyrjen në NATO.