Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE po zhvillohen me sukses në drejtime të ndryshme, por për disa çështje pozitat e të dy palëve duhet të ripërcaktohen, mendon kreu i ri i Komisionit Europian në Rusi Fernando Valensuella. Kjo ka të bëjë, në veçanti, me bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Duke prekur çështjen e anulimit të regjimit të vizave midis vendeve anëtare të BE për rusët, Valensuella vuri në dukje, se “sa më të mira të jenë marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE, aq më shpejt do të liberalizohet regjimi i vizave, dhe do vijë një kohë që vizat me të vërtetë do të hiqen”.