Asgjë nuk mund të vendoset më lartë vlerave të jetës njerëzore, dhe përndjekjet nuk kanë kurrfarë justifikimesh, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në videoblogun e vet. Ky mesazh i shoqëruar me video i kushtohet Ditës së kujtimit të viktimave nga përndjekjet politike, e cila organizohet sot në Rusi. Sipas studimeve të fundit, në 20-50 vitet e fundit të shekullit XX në Bashkimin Sovjetik u përndoqën për motive politike më shumë se 50 milionë veta, 1 milionë u pushkatuan. Shërbime përkujtimore dhe veprimtari të tjera me rastin e Ditës së kujtimit do të zhvillohen nëpër gjithë territorin e vendit dhe në një sërë republikash të ish Bashkimit Sovjetik.