Në OKB do të krijohet grupi për sigurimin informativ me në krye Rusinë. Kjo u bë si pasojë e miratimit të njëzëshëm të projket rezolutës ruse të Komitetit të Parë të Asamblesë Përgjithshme të OKB-së. Një shembull i veprimtarisë së paligjshme janë prishjet e rrjeteve kompjuterike. Pasojat e përdorimit të keq të teknologjive të tilla mund të krahasohen me dëmin e madh të shkaktuar nga përdorimi i “armës klasike” dhe bile me armën e shfarosjes në masë. Miratimi i projekteve në Komitetin e Parë, anëtarët e të cilit janë të gjithë 192 vendet e OKB-së, faktikisht do të thotë miratimin e tyre të mëtejshëm nga Asambleja e Përgjithshme.