Në çështjet më të rëndësishme, më me peshë gjyqi rus mbron interesat e nëpunësve dhe aspak të drejtat e atyre në anën e të cilëve dhe është vetë ligji. Një konkluzion i tillë përmbahet në raportin e Qendrës së Teknologjive Politike, i cili u përgatit me porosi të njërit prej instituteve të këshillit përkrahës (tutorial) që kryesohet nga Presidenti Dimitri Medvediev. Siç njofton gazeta “Vedomosti”, problemi kryesor i drejtësisë kombëtare u bë jo korrupsioni, por varësia shumë e madhe e gjyqeve nga nëpunësit. I tillë është mendimi i shumicës së ekspertëve të anketuar. Studimi tregon se pjesa kryesore e çështjeve, që prekin interesat e organeve shtetërore apo biznesit të madh, zgjidhen në mënyrë objektive. Por opinioni i shoqërisë përkatësisht veprimtarisë së gjyqeve krijohet mbi bazë të shembujve negativë, theksojnë autorët e raportit. Vendimi i drejtë (i marrë sipas ligjit) nga ana e gjyqit, i cili bie ndesh me interesat e nëpunësve të rangut të lartë, do të vihet re me siguri njëqind për qind nga gjykata superiore dhe do të rikthehet për shqyrtim. Sa më shumë anulime të tilla të ketë, aq më tepër arsye të ligjshme gjenden për largimin e gjykatësit që gjykon sipas ligjit nga detyra e tij. Gjykatësit i vënë vath në vesh këto rregulla të pashpallura publikisht dhe nxjerrin për vete konkluzionet mbi atë, se cilat vendime gjyqësore duhet të merren, e cilat — jo. Vetë gjykatësit pranojnë gjithashtu, se vendimet e marra për pafajësi anulohen 30 herë më shpesh se sa ato akuzuese. Që këtej rrjedh dhe shmangia e nxjerrjes së akuzës dhe frika për të marrë vendime në favor të pafajsisë. Kryesorja në punën e gjykatësit, thuhet në raportin e sipërpërmendur, është frika dhe varësia nga kryetarët e gjyqeve. Kryetari i gjyqit disponon leva të fuqishme ushtrimi presioni mbi gjykatësit: sepse pikërisht ai dhe cakton çështjet gjyqësore, edhe bonuset për pagesën e punës së bërë.


Komentimi i artikullit të ditës


Juristi Sergei Simashkin konfirmon se ushtrimi i presionit mbi gjyqet sigurisht që ka vend: “Gjykatësit janë të ndryshëm, po ashtu si dhe njerëzit. Por fakte të tilla kanë vend. Veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me shkeljet tatimore dhe atje ku figuron prona shtetërore. Problemi kryesor i gjyqeve ruse është mungesa e pavarësisë së tyre, e cila deklarohet në kodet dhe legjislacionin tonë”, konkludon Sergei Simashkin.
Themeluesi i Organizatës shoqërore “Qendra moskovite e mbrojtjes së të drejtave”, juristi Mihaill Sallkin sqaroi përse gjyqet nuk mund të jenë gjithmonë objektivë: “Gjyqi nganjëherë duhet të vlerësojë rrethana të caktuara, pra, atë që varet nga bindjet personale të gjykatësit. Kjo bindje mund të ndikojë në ecurinë e çështjes dhe të ndryshojë me këtë rrjedhën e saj. Problemi i përgjithshëm konsiston në atë, se gjatë debatimit me organet e pushtetit shtetëror gjyqi nuk dëshiron të mbajë anën e atij që e ka pësuar, pra, atë të paditësit. Është e domosdoshme të rritet njëfarëlloj glasnosti e drejtësisë, të kalohet veprimtaria e saj në variant elektronik, kur ecuria e çështjes gjyqësore mund të ndiqet nga çdo njeri që dëshiron ta bëjë këtë”, tha Mihaill Sallkin.