Foto RIA LajmetMë 29 tetor në kinematë ruse do të shfaqet filmi dokumetar “Michael Jackson. Ja, kjo ishte e gjitha” (Michael Jackson. This Is It) i cili paraqet në vetvete njëfarë lloj epilogu të veçantë të jetës së “mbretit të pop-muzikës”, i cili u nda nga jeta më 25 qershor. Moskovitët, duke dalë nga kinemaja, konfirmonin se ata provuan ndjesinë sikur nuk ndodheshin në ndonjë sallë kinemaje, por në një koncert live. Prandaj e gjithë salla këndonte, kërcente dhe duartrokiste pas çdo kënge. Kështu që ndoshta mund të thuhet, se “Jacksonomania” në Rusi doli në një fazë të re, të ripërtëritur që u provokua fillimisht nga dalja në shitje e albumit duble-CD pas vdekjes së tij “Ja, kjo ishte e gjitha” me një broshurë prej 36 faqesh, plot e përplot me fotografi ekskluzive të Michael Jackson-it. Kurse mbas tri ditësh pasoi premiera e filmit gati dy orësh, të bazuar në regjistrimet e provave të një serie prej 50 koncertesh në Londër që nuk u realizuan dot, si dhe mbi bazë të intervistave dhe tregimeve të miqve dhe kolegëve të Michael Jackson-it. Këngëtari dhe producenti i njohur rus Lev Leshenko nuk vëren asgjë të keqe në dukurinë e “Jacksonomanisë”: Në 100 vjeçarin e shkuar, po ashtu si dhe në shekullin e tanishëm, ndoshta, nuk ka patur figurë më të spikatur, më mbresëlënëse, se sa Michael Jackson. Pa dyshim, ai ishte një talent i madh, muzikant famoz. Ai përbën një plast të tërë të kulturës së vërtetë bashkëkohore, bile pop-kulturës, po të doni. Kjo është një epokë e tërë. Foto RIA LajmetMe talentin e tij ai krijoi një estetikë të re, një tingëllim të ri muzikor. Ndërsa plot pas një muaji, më 29 nëntor, në Moskë do të mbërrijë show i madh botëror, që i kushtohet kujtimit të Michael Jackson-it. Në skenën prestigjoze të Pallatit Moskovit të Kremlinit do të debutojnë pjesëmarrësit e koncertit dy orësh “King of Pop: The Show”. Atë e organizoi grupi, i cili dhe përgatiti turneun e fundit të Michael Jackson-it, që nuk u zhvillua. Vetë mbretin e pop-muzikës do ta interpretojë aktori i njohur Earnest Valentino, i cili jo vetëm imiton në mënyrë të përkryer zërin e këngëtarit, por edhe “ecjen e tij të famshme hënore” dhe figurën e kërcimtarit të famshëm botëror me kapele dhe dorashkë të ndritshme. Ndërkaq, edhe artistët rusë do të përgatisin gjithashtu koncerte për nder të kujtimit të Michael Jackson-it. Më i madhi prej tyre premton të bëhet koncerti që do të zhvillohet më 27 nëntor në Moskë në pallatin “Megasport” me pjesëmarrjen e pop-artistëve më të spikatur të brezit të ri si: Dima Bilan, Sergei Lazeriev, Vllad Tapallov…