Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev zhvilloi mbledhjen e Komisionit për modernizimin dhe zhvillimin teknologjik të ekonomisë së Rusisë. Gazeta “Vremia novostei” deklaron, se mbledhja e pestë e Komisionit në fjalë u zhvillua në qytetin Frjazievo të periferive të Moskës, ku ndodhet Qendra e komunikacioneve kozmike «Медвежьи озера» (“Medvezhi ozjora”).
Gazeta “Kommersant” njofton, se në këtë mbledhje Presidenti shtroi për zgjidhje 5 detyra. Sipas fjalëve të tij, është e domosdosdoshme që në afate maksimalisht të shkurtra të përpunohen teknologjitë që sigurojnë standartet botërore të shpejtësisë dhe cilësinë e lartë të transmetimit të informacionit. Detyrë të dytë ai quajti modernizimin e centraleve telefonike. Ritmet e zhvillimit të sferës së shërbimeve të ndërlidhjes celulare (mobile) Presidenti i lavdëroi: “Në këtë fushë ne renditemi në vendin e 16-të në botë - rezultat jo i keq ky”. Më pas Dimitri Medvediev shtroi për zgjidhje detyrën e zhvillimit të mëtejshëm të teleradiotransmetimit në formatin Digital në mbarë vendin, me qëllim që deri në vitin 2015 çdo banor i Rusisë të ketë mundësinë të shohë 24 kanale Digital. Edhe një detyrë tjetër e përmendur nga ai është përvetësimi për qëllime civile i diapazoneve të frekuencave të reja që shfrytëzohen nga ministria e mbrojtjes.
Por, shkruan botimi “Rossijskaja gazeta”, sipas fjalëve të Ministrit të ndërlidhjes dhe komunikacioneve masive, pavarësisht nga fakti se planet e zhvillimit të sferës së telekomunikacioneve janë me përmasa të gjera në këto vitet e afërta, ato ndeshën në një masë të tërë problemesh. Pajisjet ruse të telekomunikacionit nuk blihen, si rrjedhojë ndodh rënia e prodhimit. Kjo gjë tërheq pas vetes tëposhtë zhvillimin e potencialit shkencor.