Samiti i BE, mbledhja e sotme e të cilit parashikonte, para së gjithash, zgjedhjen e Presidentit të Bashkimit Europian dhe Ministrit të punëve të jashtme të tij, ka shumë mundësi të dalë e pafrytshme, e pasuksesshme, mendon vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Boris Tumanov. Kjo do të ndodhë për shkak të këmbënguljes iracionale të Presidentit të Çekisë Vaclav Klaus, i cili megjithëse dhe pranoi të vërë firmën e vet nën Traktatin e Lisbonës, ky vendim do të duhet megjithatë të ratifikohet ende. Dihet fare mirë se Zoti Klaus nuk e ka fshehur kurrë euroskepticizmin e vet. Sipas fjalëve të tij, Traktati i Lisbonës kufizon sovranitetin e Çekisë. Fillimisht ai refuzoi ta ratifikojë këtë dokument duke shpresuar në atë se referendumi në Irlandë do ti përgjigjet sërish me “jo” këtij versioni të cunguar të Kushtetutës Europiane. Por që nga koha kur irlandezët u pajtuan me këtë dokument, Vaclav Klaus deklaroi, se nuk do ta nënshkruajë Traktatin e Lisbonës deri sa liderët europianë të mos i japin atij të drejtën për të mos nënshkruar Kartën e të Drejtave Themelore të BE. Siç sqaron ai, kjo gjë duhet për parandalimin e rikthimit të mundshëm të gjermanëve të Sudetit, të cilët u dëbuan nga Çekia pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo kërkesë duket thjesht si një pretekst i zakonshëm. Por bile edhe në qoftë se zotit Klaus do ti japin të drejtën për të anashkaluar Kartën e vlerave themelore, ai do të ketë mundësi gjithmonë të referohet tek Gjykata Kushtetuese e vendit të vet, e cila mund të arrijë pa pikë problemi në konkluzionin se Traktati i Lisbonës është i papajtueshëm me Ligjin Kryesor të Çekisë. Ndërkohë që duhet thënë se vendimi përkatës i kësaj Gjykate do të merret jo më parë se sa më 3 nëntor të vitit në vazhdim. Ndërsa kjo do të thotë, se në rast se ky vendim do të jetë pozitiv, liderëve europianë do tu duhet atëhere të mblidhen sërish në nëntor në një samit të jashtëzakonshëm me qëllim që të përfundojnë procedurën e minuar në tetor për shkak të tekave euroskeptike të zotit Klaus.