“Zëri i Rusisë” sot kremton jubileun e vet. 80 vjet të shkuara bota dëgjoi për herë të parë nga Moska sinjalet e një radiostacini të ri. Kështu filloi historia e radiotransmetimit për vendet e huaja. Që prej disa dekadash me radhë “Zëri i Rusisë” njeh njerëz nga më të ndryshëm në mbarë botën, që nga studentët amerikanë e deri tek shtëpiaket gjermane, në çdo skaj të planetit me jetën e vendit tonë dhe pozitat e tij në lidhje me problemet botërore. Historiku i radiotransmetimit fillimisht sovjetik, ndërsa aktualisht rus dhe botëror ndërkombëtar, thjesht Radiotransmetimi për vendet e huaja, filloi më 29 tetor të vitit 1929. Atëhere për herë të parë nëpërmjet radios nga Moska filluan të tingëllojnë programet në gjuhën gjermane, kurse më pas edhe ato në gjuhën angleze dhe franceze. Dhe vetëm pas 3 vjetësh në eter tingëlloi radio e dytë ndërkombëtare - BBC, kurse “Zëri i Amerikës” doli në eter vetëm pas 13 vjetësh. Jubileu, sigurisht, është një rast i mirë jo vetëm për atë që të kujtohet historia mjaft e pasur me ngjarje e “Zërit të Rusisë”. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të hedhur vështrimin drejt së ardhmes. Lulëzimi i “Zërit të Rusisë” është ende përpara, shprehet me bindje të plotë Kryetari i Radiokompanisë Andrei Bistrickij, meqenëse Radiotransmetimi në gjuhë të huaja do të jetë mjaft i kërkuar për sa kohë që në botë do të ekzistojnë vende të ndryshme. “Radiotransmetimi në gjuhë të huaja, sigurisht, që do të vazhdojë për një kohë të gjatë, për sa kohë do të ekzistojnë gjuhë të ndryshme, vende të ndryshme. I gjithë kuptimi i radiotransmetimit ndërkombëtar konsiston pikërisht në atë, se subjekte të ndryshme botërore u paraqesin subjekteve të tjera botërore, qofshin këto shtete apo komunitet në tërësi, bashkime politike, mundësinë për të marrë informacion në gjuhën amëtare nga burimet e para dhe për të zhvilluar debate e diskutime. Radiotransmetimi në gjuhë të huaja është një nga instrumentet e komunikimit ndërkombëtar. Tjetër punë është ajo, se ç’formë do të ketë ai. Unë mendoj, se, sigurisht, radiotransmetimi do të zhvendoset gjithnjë e më shumë në mjedisin universal informativ - në Internet. Rrjeti mbarëbotëror po i bën një sfidë teknologjike dhe intelektuale reale radios, por kjo nuk do të thotë aspak se vetë radio do të zhduket. Sepse dukja e kinematografisë nuk e vrau, në fakt, teatrin”. Çdo ditë “Zëri i Rusisë” tingëllon në 40 gjuhë duke u përçuar miliona dëgjuesve 146 orë në një ditë-Andrei Bistrickijnatë informacionin mbi gjithçka që ndodh në vendin tonë dhe në botë. Auditori i radiokompanisë përbëhet kryesisht nga njerëz të moshës aktive sociale dhe të rinj, vë në dukje Andrei Bistrickij: “Ne shpresojmë se “Zëri i Rusisë” do të bëhet një mjet informimi udhëzues masiv, me anë të të cilit auditori do të ketë mundësi të njihet jo vetëm me njoftimet e freskëta që kanë të bëjnë me këto apo ato ngjarje, por edhe të zhvillojë diskutime e debate, të njihet me analitikën. Radiostacioni ynë mund ti paraqesë auditorit një background (sfond) mjaft kompetent politik, historik dhe kulturor. P.sh., një student amerikan, në qoftëse ai merret me politikë, filozofi apo sociologji, sigurisht, që mund të gjejë në programet e “Zërit të Rusisë” shumë e shumë gjëra interesante. Ai do të mësojë nga burimet e para mendimin e politikanëve kryesorë rusë, liderëve të partive të ndryshme, ekonomistëve të autoritetshëm. Ndërsa, të themi, shtëpiaken nga Gjermania mund ta interesojnë recetat e kuzhinës ruse, nga të cilat, me që ra fjala, kemi jo pak, ose thjesht ndonjë tregim nga jeta e shoqërisë ruse. Duhet thënë se shtëpiaket ngandonjëherë janë bile shumë më kurioze se sa dhe vetë studentët dhe ato mund ti interesojë gjithçka që nga politika e deri tek kultura. Ndërsa mua, personalisht, p.sh., më pëlqeu shumë shërbimi interaktiv, i cili u duk në site e “Zëri të Rusisë” - “Ngjyrose Ermitazhin me kolorin që të pëlqen”. E përse jo? Sepse është mjaft interesante të mësosh se cila është ngjyra më e bukur që i përshtatet më mirë atij. Sepse kjo është lojë, ndërsa ajo u pëlqen përherë njerëzve”. Aktualisht “Zëri i Rusisë” është një mjet bashkëkohor informimi masiv multimediatik, i cili ndodhet në kontakt të pandërprerë me auditorin nga rajone të ndryshme të planetit, mendon Andrei Bistrickij. “Ne i propozojmë auditorit tonë shërbime të ndryshme multimediatike në site e ri http//rus.ruvr.ru/. Radiokompania shpreson në zhvillimin e rrjeteve sociale rreth site të “Zërit të Rusisë”. Risi e fundit u bë versioni celular i radios. Tani programet e “Zërit të Rusisë” mund të dëgjohen në të gjitha gjuhët nga telefoni celurar që ka akses në Internet. Në një perspektivë shumë të afërt planifikohet që përveç dëgjimit të emisioneve të “Zërit të Rusisë” të bëhet i mundur në telefonin celular edhe shikimi i vidiove dhe slaideve”, thotë Andrei Bistrickij. “Zëri i Rusisë” aktualisht është një nga radiostacionet që dëgjohet më shumë në botë. Ai hyn në 5-shes e liderëve radiotransmetues botërorë në një radhë me BBC, “Zërin e Amerikës”, “Deutsche Welle” dhe “Radio France Internationale”. Këto ditë nga e gjithë bota vijnë urime në adresë të “Zërit të Rusisë” me rastin e jubileut të tij 80 vjeçar. Punën e radiostacionit tonë e vlerësoi mjaft lart edhe Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i cili falenderoi kolektivin e kompanisë për kontributin e madh në zhvillimin e radiotransmetimit vendas dhe sukseset e arritura në punën e tij krijuese.