Irani ka ndërmend të arrijë shtimin e dy amendamenteve të rëndësishme në projektin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), njoftoi gazeta pro-qeveritare “Xhavan”. Amendamenti i parë është dërgimi i uraniumit të varfëruar jashtë shtetit në disa etapa, por jo i gjithë vetëm një herë. I dyti është shkëmbimi në të njëjtën kohë, gjatë të cilit Irani do të marrë lëndë djegëse për reaktorin e vet në Teheran ndërkohë kur uraniumi i varfëruar do të largohet nga territori i vet.