Rusia nuk i kupton plotësisht parametrat e ardhshëm të sistemit të ri të mbrojtjes antiraket (MAR) të SHBA-s, deklaroi për gazetën “Vremja novostei” Zëvendës ministri i punëve të jashtme Sergei Rjabkov. Mënyrat e korrigjuara të SHBA-s për zhvillimin e sistemit MAR parashikojnë mënyrën e tyre të lartë mobile, adaptim të lartë me situatën dhe mundësinë e dislokimit të shpejtë në vende të ndryshme, vuri në dukje Rjabkov. Sipas fjalëve të tij, “në këtë drejtim ka më shumë gjëra që nuk dihen, se sa ato që dihen”. Pritet një bisedim i zgjatur, para se të merren ndofarë vendimesh, theksoi ai.