Me rastin e jubileut 80 vjeçar  të Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”, që nga koha e fillimit të transmetimit të saj për vendet e huaja, atë e uroi Kryetari i Këshillit të Federatës Sergei Mironov. Ai vuri në dukje, se “Zëri i Rusisë” i jep komunitetit botëror një informacion objektiv dhe të saktë për jetën në Rusi, bashkon bashkatdhetarët jashtë shtetit dhe popullarizon kulturën dhe gjuhën ruse. Mironov vuri në dukje veçanërisht, se stacioni hyn në pesëshen e radiostacioneve më të dëgjuara në botë, auditori i tij përbën më shumë se 100 milionë veta në 160 vende të ndryshme të botës.