“Zëri i Rusisë” u përmbahet pozitave prej lideri të trasmetimit informativ global, mendon Dimitri Medvediev. Kreu i shtetit uroi kolektivin e radiokompanisë me rastin e 80 vjetorit që nga dita e daljes në eter. Gjatë gjithë këtyre viteve falë punës shumë profesionale “Zëri i Rusisë” ka krijuar një auditor të gjerë në pesë kontinente dhe e ka ngritur veten si burim operativ informacioni për ngjarjet në vend. Vlerësim të lartë meriton dhe kontributi i transmetimit në gjuhë të huaja në popullarizimin e kulturës vendase, përhapjen e gjuhës ruse në botë, flitet në këtë urim, tekstin e të cilit e publikoi sot shërbimi i shtypit të Kremlinit. Sipas traditave të veta më të mira, radiokompania do vazhdojë të “zbulojë” Rusinë për dëgjuesit e huaj, të mundësojë forcimin e lidhjeve ndërkombëtare, theksoi Presidenti.