“Riformatimi” i marrëdhënieve ruso-amerikane po funksionon dhe po sjell rezultate konkrete. Një mendim të tillë shprehu Përfaqësuesja e Pentagonit Celeste Wallander. Si shembull ajo përmendi takimin e presidentëve të SHBA-s dhe Rusisë në Londër, dokumentin për zhvillimin e bashkëpunimit midis forcave të armatosura të të dy vendeve dhe marrëveshjen “veçanërisht të vlefshme” mbi transitin e armatimeve, teknikës ushtarake, avantayheve ushtarake dhe personelit të SHBA-s në Afganistan nëpër territorin e Rusisë. Wallander njoftoi gjithashtu, se SHBA-s nuk kanë synime për të krijuar baza ushtarake amerikane në Gjeorgji, në Ukrainë dhe në vendet e Balltikut.