Zëvendës kreru i MPJ të Rusisë Sergei Pjabkov mohoi mundësinë e rreptësimit të pozitave të Rusisë ndaj Iranit në këmbim të ndryshimit të planeve të SHBA-s për mbrojtjen antiraket (MAR). Pazare të tilla janë të pamundura, deklaroi ai në intervistën e vet dhënë për gazetën “Vremja novostei”. Në Rusi i janë mirënjohës palës amerikane për dialogun në lidhje me MAR, vuri në dukje Rjabkov, por duhet të studiojmë imtësisht parametrat e sistemit të ri të MAR, të cilin kanë ndërmend ta ndërtojnë Shtetet e Bashkuara.