Radiokompania shtetërore ruse “Zëri i Rusisë”, e cila mbushi 80 vjet, planifikon që të shtojë numrin e gjuhëve të trasmetimit të vet deri në 47. Për këtë njoftoi në vigjilje të jubileut të saj Kryetari i Radiokpmpanisë Andrei Bistrickij. Radoistacioni “Zëri i Rusisë”, detyra kryesore e të cilit është njohja e përgjithshme e komunitetit botëror me jetën e Rusisë, pikëpamjet e saj mbi ngjarjet në botë dhe forcimi i opinionit pozitiv të vendit jashtë shteti, filloi trasmetimin e vet më 29 tetor të vitit 1929. Sipas mendimit të Bistrickit, gjatë 80 vjetëve të shkuara të trasmetimit të “Zërit të Rusisë” kanë ndryshuar shumë gjëra: diapazoni i trasmetimit të “Zërit të Rusisë”, llojet e programeve dhe valët, më e rëndësishme është mjedisi informativ absolutisht i ri, tha Bistricki, duke shtuar, se të njëjtat kanë mbetur gazetarët dhe auditoret e radiostacionit. Sot radio “Zëri i Rusisë” është një ndër mjetet e informimit masiv bashkëkohor, e cila ka ndryshim serioz nga stacionet e tjera për nga numri shumë i madh i redaksive në shumë gjuhë të ndryshme. Me rastin e jubileut të “Zërit të Rusisë” do të jepet Festivali i parë Ndërkombëtar i radiostacionit rusishtfolës, i cili do të zhvillohet në Moskë më 2-3 nëntor.