Filmi multiplikativ Foto RIA LajmetSot, në Ditën Botërore të Filmit multiplikativ (animated cartoon), në Moskë u hap “Festivali i Madh Ndërkombëtar i filmave multiplikativë”. Festivale të tilla në këtë ditë, sipas traditës, startojnë edhe në 100 e ca vende të botës. Ndërkohë që duhet thënë se Forumi moskovit i filmave multiplikativë pretendon për pozita prej lideri botëror përkatësisht numrit të filmave pjesëmarrës në të. Për 12 ditë do të shfaqen 300 filma nga 23 vende të botës, ndër të tjera nga Franca, Gjermania, Kanadaja, Australia, Holanda dhe SHBA-s. Interesimi i gjallë i animatorëve ndaj festivalit moskovit bazohet mbi respektin e thellë që ushqehet në botë ndaj shkollës ruse të filmit multiplikativ, mendon piktori-i filmave multiplikativë me emër ndërkombëtar Ivan Maksimov, i cili, me që ra fjala, është edhe krijuesi i logotipit të festivalit: “Shkolla ruse e multiplikacionit u krijua mbi bazë të shkollës amerikane, të themeluar nga Walter Elias Disney, por me të shtuarit e butësisë-edhe në lëvizjet, edhe në sjelljen e heronjve: ndryshe nga personazhet amerikane, tonat janë më të buta, më zemërmira, më pozitive, - thotë Ivan Maksimov. - Aktualisht shkolla ruse si njëfarë lloj uniteti tërësor ekziston vetëm formalisht, sepse regjizorët dhe piktorët janë krejtësisht të ndryshëm. Por mentaliteti rus dallohet megjithatë në kontekstin e festivaleve ndërkombëtare: filmat rusë janë më pak agresivë, më tepër shpirtërorë, ata dallohen nga fryma e sinqertë, e përzemërt që i përshkon ata fund e krye”, thotë Ivan Maksimov. Filmi lirik i vitit 1975 «Ёжик в тумане» (“Iriqi në mjegull”) i regjizorit Jurij Norshtein-it, si rezultat i anketimit të zhvilluar midis 140 kinematografistëve të vendeve të ndryshme, mori kurorën e dafinës ndër filmat multiplikativë të gjithë popujve dhe kohërave. Jurij Norshtein punon mbi fimat e tij për vite të tëra me radhë dhe arrin përsosmërinë në çdo detaj. Ja përse aktualisht ai vëren rrezikun e qenësishëm që i kanoset vetë gjinisë së filmit multiplikativ si art. Ky është kompjuteri me të gjitha mundësitë e tij në rritje: “Kompjuteri provokon lirinë e plotë, - thotë regjizori, - por si rezultat ne shohin gjasshmërinë dhe jo vetë të vërtetën. Filmi multipikativ kompjuterik po avancon drejt rrymës antiartistike. Falë mjeteve të tij po krijohet përfytyrimi i rremë mbi artin si mjeshtëri e imitimit të realitetit që na rrethon”, shprehet Jurij Norshtein. Ndoshta, perspektiva nuk është megjithatë dhe kaq e trishtueshme. Të paktën, “Festivali i Madh i filmave multiplikativë” i Moskës u jep një mundësi të mrekullueshme shikuesve për të sqaruar në mënyrë të mëvetësishme se si qendron puna në të vërtetë me këtë problem.