Peshkopët e Kishës Orthodhokse Ruse dhe Vatikanit e konsiderojnë të domosdoshëm bashkëpunimin më të ngushtë të të dy kishave për çështjen e mbrojtjes së vlerave morale dhe fetare të krishtera. Për këtë u fol në takimin e Kryetarit të Departamentit për lidhjet kishtare me jashtë të Patriarkanës së Moskës Kryepeshkopit të Vollokollamskut Illarion dhe Kreut të Kryepeshkopatës së Vjenës të Kishës Katolike-Romake Kristof Shjonborn. Përfaqësuesit e klerit diskutuan gjithashtu temën e bashkëveprimeve midis Krishtërimit dhe Islamit.