Roskozmos përgatiti projektin e anijes së pilotuar me shfrytëzimin e energjisë atomike. Për këtë njoftoi Kreu i dikasterit Anatolij Perminov. Sipas fjalëve të tij, kjo gjë lejon që të ngrihet në nivel të ri teknika vendase e ndërtimit të raketave kozmike, duke lënë pas prodhimet e huaja. Energjia atomike është përdor në aparatet kozmikë edhe më parë, si në Rusi, ashtu edhe jashtë shtetit, por më vonë u ndalua. Sipas mendimit të iniciatorëve të këtij projekti, për studimin ndërkombëtar të ekspeditës në Hënë dhe në Mars këto marrëveshje mund të rishikohen.